Telegrafi

Moto X mund të provohet për 2 javë, për vetëm 1 cent

Oferta e shumë-përfolur e Motorola-së ishte raportuar fillimisht nga Android Police, tashmë është bërë zyrtare, dhe mund të vlerësohet në faqen zyrtare të kompanisë amerikane, e cila i është shitur tani gjigantit kinez, Lenovo.

Motorola është duke e kërkuar për vetëm 1 cent paraprakisht nga përdoruesit e saj, në këmbim të telefonit, i cili mund të mbahet deri në dy javë.

Për më shumë, blerësve potencial ju jepet edhe mundësia e personalizimit të plotë të telefonit, përmes shërbimit Moto Maker, ngjashëm sikurse edhe pronarëve aktual të telefonit, Moto X.

Pas përfundimit të vlerësimit dy-javor të telefonit, ata që dëshirojnë ta mbajnë Moto X duhet ta paguajnë pjesën e mbetur të çmimit të shitjes me pakicë, i cila fillon prej 349,99 dollarë.

Ndërsa, ata që nuk janë të impresionuar nga specifikat e Moto X mund ta kthejnë atë duke e përdorur një etiketë të kthimit. /Telegrafi/