Telegrafi

Moto X fillimisht në tregun amerikan

Mirëpo, sipas burime të informacionit të cilat janë të afërta me prodhuesin e njohur amerikan thuhet se telefoni tashmë i famshëm fillimisht do të ofrohet në tregun amerikan, përkatësisht tek 5 operatorët e mëdhenj mobil në këtë vend, duke përfshirë emrat si Verizon, AT&T, Sprint, T-Mobile dhe US Cellular.

Ndër të tjera, Moto X thuhet se do të vijë në ngjyra të ndryshme, ndërsa përveç ngjyrave karakteristikat tjera të rëndësishme të këtij modeli do të përfshijnë edhe procesorin dual core 1.7GHz Snapdragon S4 Pro, 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme si dhe ekranin HD. / Telegrafi /