Telegrafi

Moto GP: Lëndohet Rossi

31-vjeçari, ngasës i Yamaha, ishte i treti më i mirë me 15 minuta të mbetura në provat e sotme, kur u gjuajt nga motoçikleta e tij dhe pësoi përplasje të rrezikshme në tokë.

Ai në fillim pati probleme për t’u ngritur dhe u tërhoq nge fusha me ndihmën e karrocës për t’u kontrolluar nga stafi mjekësor, që e diagnostikoi dhe konfirmoi lëndimin. Italiani është dërguar më pas në spital ku do të operohet menjëherë, ndërsa pritet që ai të rikuperohet për jo më pak se dy muaj.

Përveç garës së ardhshme, janë edhe British MotoGP në Silverstone më 20 qershor, ndërsa Rossi pritet të mungojë edhe në garat për Çmimin e Holandës, Katalunisë, Gjermanisë dhe të SHBA-ve, që praktikisht shkatërron shpresat e tij për të mbrojtur titullin.

Kampioni i nëntëfishtë i këtij sporti, i cili thuhet se mund të kalojë në Formula 1, është i dyti në renditjen e sezonit, me shokun e tij të skuadrës, Jorge Lorenzo, që udhëheq tabelën. /Telegrafi/