Telegrafi

Moto G4 dhe G4 Plus prezantohen më 9 qershor?

 

Pamjet e para të modeleve të reja të Moto G4 dhe G4 Plus kanë rrjedhur në internet gjatë javës, dhe tani me sa duket këto dy pajisje të reja mobile nga Motorola do të lansohen zyrtarisht më 9 qershor.

Yang Yuanqing, drejtori ekzekutiv o Lenovo’së ka thënë se kompania e tij do të lansojë dy modele të reja të telefonave më 9 qershor, por pa i specifikuar modelet që do të prezantohen në treg.

Por nga pamjet që janë shfaqur në internet shihet se Moto G4 Plus do të vijë me sensorin për gjurmë të gishtave, një tipar që mund të mos jetë prezent në Moto G4.