Telegrafi

Moto G prezantohet më 13 nëntor

Moto G thuhet se do të duket shumë i ngjashëm me modelin tashmë të famshëm të telefonit të Motorola-së, Moto X, mirëpo karakteristikat e këtij modeli do të jenë më modeste sesa ato të Moto X. 

Karakteristikat e mundshme të Moto G do të përfshijnë procesorin 1.5GHz Qualcomm S4 Pro, ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.7 inç në 720p, baterinë me 1950 mAh, si dhe opsionin me memories me 8 apo 16GB. / Telegrafi /