Telegrafi

Moto E, model i mirë dhe i lirë i telefonit nga Motorola?

Përkatësisht, bëhet fjalë për modelin e ri të përfolur të telefonit të Motorola, versionin e lirë të telefonit – Moto E, i cili duhet ta thyejë rekordin e paraardhësit të tij, Moto G, i cili ka qenë modeli më i shitur i kompanisë për të gjitha kohërat, kryesisht për shkak të çmimit të volitshëm, por edhe specifikave shumë të mira për koston që i është ngarkuar blerësit.

Sipas faqes meksikane, Xataka Mexico, Moto E do të sjell karakteristika të ngjashme me ato të Moto G, por në dizajn edhe më të hollë (rreth 6mm) dhe më kompakt.

Në raportin e faqes meksikane thuhet se Moto E do të vijë me ekranin me diagonalen prej 4.2-inç në 720p, procesorin me 1.2GHz dual-core, 1GB RAM dhe 4GB memorie të brendshme.

Për më shumë, Moto E thuhet se do të sjell edhe kamerën e pasme me 5 mega-piksel dhe baterinë me 1900mAh.

Çmimi i Moto E thuhet se do të jetë rreth 230 dollarë, pa kontratë me operatorët mobil. /Telegrafi/