Telegrafi

Moto 360 Sport tani edhe në Google Store

Çmimet për Moto 360 Sport fillojnë prej 299.99 dollarë dhe ora vjen në disa variante ngjyrash për rripat e saj.

Ora e re e Motorola’së vjen me Google Android Wear OS, ekranin prej 1.37 inç dhe rezolucionin prej 260 x 325 pikselëve në procesorin 1.2GHz quad core Qualcomm Snapdragon 400.

Modeli 360 Sport vjen edhe me Adreno 305 GPU në 412MB RAM dhe 4GB memorie.