Site icon Telegrafi

Moto 360 do të shitet për 250 dollarë

Pajisja e mençur e dorës do të lansohet më 4 shtator në një ngjarje speciale në Çikago, bashkë me telefonat e mençur Moto X dhe G2, dhe një pajisje me Bluetooth.

Disa nga karakteristikat e konfirmuara të orës së Motorola’së përfshijnë edhe mbushësin pa tela Qi, i cili është kompatibil me pajisjet tjera Android 4.3 dhe të tjerat me versionet më të reja të Android.

Specifikat tjera të Moto 360 të listuara në faqen e Best Buy përfshijnë edhe rezolucionin me 320 x 920 piksel në LCD, në ekranin që është i mbrojtur nga Gorilla Glass 3. Mirëpo, kjo nuk është e tëra pasi që në orën e Motorola-së ofrohet edhe monitori për matjen e të rrahurave të zemrës, dhe procesorin nga Texas Instruments.

Ora gjithashtu është rezistente ndaj ujit, nëse rrin në ujë deri në 30 minuta, ndërsa ka edhe lidhjen për Bluetooth 4. (Telegrafi)
 

Exit mobile version