Site icon Telegrafi

Motit për sot në Shqipëri

Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta pothuajse në të gjithë vendin. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore të vendit.

Parashikohet që gjatë pasdites, të ketë zhvillim të vranësirave në veri- verilindje duke rrezikuar rrebeshe shiu afatshkurtër ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të mbetet në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave. Gjatë natës do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të përkohshëm në të gjithë vendin.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë 1 gradë rritje gjatë orëve të mëngjesit ndërsa mesdita nuk do të ketë shumë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatare si në toke dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimi duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1-2 ballë. /Telegrafi/

Exit mobile version