Dita e shtunë në Shqipëri pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se moti do të jetë me vranësira dhe intervale kthjellime.
“Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në jug dhe pjesërisht përgjatë vijës bregdetare”, thuhet në njoftim.
Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira deri në orët e mesditës më pas mot i kthjellët.
Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-5 ballë./Telegrafi/