Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Prej orëve të mesditës deri pasdite do të ketë reshje shiu në intensitet të ulët dhe mesatar. Përkohësisht përgjatë maleve marrin karakterin e shtrëngatave.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë celsius.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/