Site icon Telegrafi

Moti me vranësira në Shqipëri

Moti për të premten në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët. Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Do të ketë mjegull lokale do të ketë për shkak të reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10m/sek dhe në bregdet fiton shpejtësi deri 15m/sek. Valëzimi në detet Adriatik e Jon parashikohet i forcës 0-1 ballë me lartësi vale 0.3-0.8 metër. /Telegrafi/

Exit mobile version