Moti për të enjten në Shqipëri parashikohet me vranësira të përqendruar përgjatë relieveve malore të vendit dhe kthjellime në veriperëndim e zonat e ulëta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu me intensitet të dobët e lokal në jug të vendit. Reshje bore në qarkun e Korçës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-lindje me shpejtësi 1-20 m/s dhe më e theksuar në bregdet.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë, me lartësi vale 1.0-1.8 metra.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 3/12 diell
Kukës -3/2 diell re mjegull
Lezhë 6/12 diell
Dibër -3/2 diell re mjegull
Durrës 8/14 diell
Tiranë 4/13 diell
Elbasan 4/12 re diell
Berat 5/11 re diell
Vlorë 8/15 re diell
Korçë 2/3 re borë e dobët
Gjirokastër 6/10 re diell
Sarandë 8/15 re diell shi i dobët. /Telegrafi/