Moti për të enjten në Shqipëri parashikohet i vranët me intervale kthjellimesh.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu me intensitet të dobët dhe përkohësisht në formë të izoluar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-10 m/sek.
Valëzimi në det parashikohet i forcës 1-2 ballë, me lartësi vale 0.5-1.0 metër.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 10/19 diell re
Kukës 8/19 diell re
Lezhë 10/20 diell re
Dibër 9/16 diell re
Durrës 14/22 diell shi i dobët
Tiranë 13/22 diell shi i dobët
Elbasan 12/22 diell re
Berat 10/23 diell re
Vlorë 13/22 diell shi i dobët
Korçë 8/16 diell re
Gjirokastër 9/20 diell shi i dobët
Sarandë 12/21 diell shi i dobët. /Telegrafi/