Orët e mëngjesit do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobëta në veri dhe qendër, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqitet motit në jug të vendit. Mesdita do të jetë me kthjellime në të gjithë vendin.
Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 35 km/orë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë. /Telegrafi/