Gadishull i Ballkanit po ndikohet nga qendra me presion të lartë atmosferik e cila po kushtëzon territorin e Shqipërisë me mot të stabilizuar.
Moti sot do të jetë me diell përgjatë ultësirës perëndimore, ndërsa në juglindje vranësirat do të zhvillohen duke u pasuar nga reshje shiu të izoluara.
Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale 7 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 18/29°C
Zonat e ulëta 19/35°C
Zonat bregdetare 21/33°C