Site icon Telegrafi

Moti sot në Shqipëri, temperaturat minimale dhe maksimale

Foto: Ilustrim

Gadishull i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qendër kryesore të pozicionuar në ishujt britanikë e cila po kushtëzon territorin e Shqipërisë me mot të stabilizuar.

Moti sot do të jetë me diell dhe kalime të pakta të vranësirave në zonat malore dhe ato përreth tyre.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 18/30°C

Zonat e ulëta 19/37°C

Zonat bregdetare 20/34°C

Exit mobile version