Site icon Telegrafi

Moti sot në Shqipëri

LSA

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale tepër afatshkurtra me diell kryesisht në orët e para të ditës. Deri në orët e mesditës reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Pas orëve të mesditës, pritet që reshjet e shiut të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet do të jenë në periudha tepër afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në verilindje pritet të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë

Temperaturat parashikohen nga 4 në 16 gradë Celsius. /Telegrafi/

 

Exit mobile version