Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata në veri, ndërsa pjesa tjetër e territorit me intervale të herëpashershme afatshkurtra me kthjellime.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës era pritet të fitojë shpejtësi 9-17m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4ballë.
Temperaturat parashikohen nga -2 në 17 gradë Celsius. /Telegrafi/