Site icon Telegrafi

Moti sot në Shqipëri

LSA

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i vranët dhe me intervale afatshkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar, deri në orët e mesditës. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut gradualisht do të humbasin intensitet. Reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar në relievet malore veri-lindje-jug(lindje) mbi lartësitë 400-700metër, po ashtu stuhi dëbore në Alpe dhe relievet e larta malore.

Mjegull e dendur lokale / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut e borës, gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në veri e lindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-lindje me shpejtësi mesatare 7-13 m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era pritet të fitojë shpejtësi 15-27m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-5ballë.

Temperaturat parashikohen nga -6 në 9 gradë Celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version