Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime të herëpasherëshme vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura përgjatë relieveve malore.
Prezencë e ngricave, mjegullës së dendur lokale / mjegullinës kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era pritet të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen -2 në 17 gradë Celsius. /Telegrafi/