Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e intervale të herëpashershmes kthjellimi. Prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në pjesën e parë te ditës kryesisht në pjesën veriperëndimore e në jugperëndim. Më pas reshjet shtrihen gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, ku reshjet në veriperëndim e jug, pjesërisht në qendër të territorit pritet të jenë të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike.
Mjegull/ mjegullinë shikim i reduktuar kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.
Era parashikohet të fryjë me derjtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore nga orët e mesditës e pasditë era fiton shpejtësi 10-14m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë.
Temperaturat parashikohen nga 1 në 20 gradë Celsius. /Telegrafi/