Site icon Telegrafi

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ftohta e të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare.

Mjegull/ mjegullinë shikim i reduktuar kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era parashikohet të fryjë me derjtim verilindje –juglindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 7-9m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen nga -2 në 20 gradë Celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version