Site icon Telegrafi

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme kryesisht nga orët e mesditës fillimisht në zonën veriperëndimore.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të ditës, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet pritet të jenë hera-herës lokalisht me intensitet mesatar si dhe përgjatë bregdetit jugperëndimor hera –herës lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në Alpe dhe në lartësit 1000-1200m pritet reshje bore me intensitet të ulët. Shikim i reduktuar në zonat luginore në momentin e reshjeve.

Era parashikohet të fryjë nga kuadratin e veriut me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore nga orët e mesditës e mbrëmje fiton shpejtësi 10-18 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 0 në 16 gradë Celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version