Site icon Telegrafi

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë verilindore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare, të cilat në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut hera-herës do të jenë deri të dendura.

Në zonën e jugut vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Mjegull/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 3-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi 12-18 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga -3 në 23 gradë Celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version