Gadishulli i Ballkanit do të mbetet në aktivitetin e rrymave ajrore Atlantike të paqëndrueshme të cilat do të influencojnë në territorin e Shqipërisë me reshje shiu me intensitet të lartë duke nisur nga dita e mërkurë.
Për sot moti do të jetë me alternime kthjellimesh, reshje shiu dhe rrebeshe me intensitet të lartë në zonën Veriperëndimore dhe Jugperëndim në orët e para të mëngjesit.
Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug (S) me shpejtësi maksimale 10-25 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 2,5- 3,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 10/17°C
Zonat e ulëta 12/24°C
Zonat bregdetare 16/22°C