Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të jetë në aktivitetin e masave ajrore të nxehta afrikane të cilat po japin impakt në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë duke mbajtur mot me temperatura të larta.
Në Shqipëri, moti do të vijojë me kthjellime dhe mjegull përgjatë Adriatikut në orët e para të ditës.
Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 6m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,1- 0,3 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 12/24°C
Zonat e ulëta 13/29°C
Zonat bregdetare 15/28°C