Territori i Shqipërisë do të ndikohet nga mot i qëndrueshëm.
Moti sot parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore e kodrinore.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të izoluara në Juglindje dhe Lindje të vendit kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë Juglindje-Veriperëndim e lehtë e mesatare në det.
Valëzimi në det parashikohet i forcës 2-3 ballë, me lartësi vale 0.5 deri 1.2 metra.
Temperaturat minimale do sillen nga 18-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 32-34 gradë Celsius. /KP/