Gadishulli ballkanik po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të freskëta veriperëndimore të cilat do të kushtëzojnë në territorin e Shqipërisë rënie graduale të temperaturave.
Për sot moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të shiut të izoluara në zonën qendrore.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-10 m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 16/30°C
Zonat e ulëta 19/34°C
Zonat bregdetare 21/31°C