Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të ndikohet nga rryma ajrore kontinentale të cilat po japin impakt në territorin e Shqipërisë duke mbajtur temperatura të ulëta.
Sot moti do të jetë me diell dhe kalime të vranësirave në relievet malore.
Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të vijojnë me rritje në vlerat maksimale.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 15/30°C
Zonat e ulëta 18/34°C
Zonat bregdetare 19/33°C