Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira e kthjellime gjatë gjithë ditës.
Reshje shiu lokale parashikohen në veri të vendit.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë celsius.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek, kryesisht në bregdet.
Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.