Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se depërtimi i masave ajrore relativisht të thata e të ftohta me origjinë veriore do të bëjë që edhe për ditën e premte moti të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin e Shqipërisë, por i ftohtë sidomos në vlerat minimale gjatë orëve të mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3-6m/s, ndërsa në lugina e bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur, mjegullinë dhe shikim i reduktuar pritet në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Ngrica përgjatë akseve rrugore parashikohet të jetë në relievet malore në veri të vendit.
Temperaturat parashikohen nga -6 në 16 gradë Celsius. /Telegafi/