Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime nga orët e mesditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Sipas parashikimeve, vranësirat do të pasohen nga reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit reshjet pritet të jenë hera –herës me intensitet deri mesatar.
Nga orët e mesditës e pasdite reshjet bëhen të karakterit lokal ndërsa në veriperëndim hera herës në formën shtrëngatave afatshkurta me intensitet deri mesatar. Në relievet e larta malore në veri dhe lindje të territorit patëm reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryrë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 2-8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet e kryesisht atë jugperëndimor e lugina era fiton shpejtësi deri 15m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen nga -1 në 16 gradë Celsius. /Telegrafi/