Moti sot do të jetë me vranësira. Do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të pjesës juglindore të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 6 gradë, ndërsa ato maksimale nga 8 deri në 13 gradë celsius.
Nën ndikimin e valës me lagështi, nga dita e nesërme do të ketë reshje lokale të shiut. Në vendet malore pritet të ketë reshje të borës./Telegrafi/