Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit do të ketë shfaqje të mjegullave nëpër luginat e vendit.
Do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 2 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 13 deri në 17 gradë celsius.
Nesër moti pritet të jetë me diell dhe vranësira./Telegrafi/