Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut në disa vende, si dhe do të fryjë erë e përforcuar.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 4 deri 12 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 20 deri 28 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil dhe me diell./Telegrafi/