Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 4 deri 12 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 13 deri 27 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë më stabil dhe me rritje të temperaturave ditore./Telegrafi/