Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti në vend do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të shiut që do të jenë me erë të përforcuar dhe kushte për breshër.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz nga shtatë deri 14 gradë celsius ndërsa temperatura gjatë ditës nga 12 deri 19 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti kryesisht do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Temperatura maksimale do të arrijë deri 19 gradë celsius.

Deri të premten moti do të jetë me mjegull dhe jostabil./Telegrafi/