Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në pjesën verilindore dhe lindore pritet të ketë më shumë shi.
Gjithashtu do të fryjë erë e përfocuar nga drejtimi verior, që do të shkaktojë ulje të temperaturave ditore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 5 deri 12 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me vranësira, ndërsa meteorologët parashikojnë reshje të borës në vendet më të larta malore./Telegrafi/