Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Nëpër lugina do të ketë mjegull, e cila do ta ulë dukshmërinë.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri 4 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 8 deri 15 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë stabil. Mjegulla do të vazhdojë të qëndrojë në disa lugina të vendit, ndërsa në pjesët më të larta malore do të fryjë erë mesatare./Telegrafi/