Pas një dite me vetëtima, rrebesh shiu e breshër, sot parashihet një mot më i qetë se sa dita e djeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për sot parashihet që të kemi mot me diell, e herë pas here me shfaqje të vrënësirave të pakta.
Gjithashtu, do të fryj erë e lehtë në drejtimin perëndimor dhe veriperëndimor.
Temperatura më e ulët do të jetë 7 shkallë celzius, kurse më e larta do të arrij në 25 shkallë celzius./Telegrafi/