Moti sot do të jetë me reshje të kohëpaskohshme të borës, posaçërisht gjatë pasdites, ndërsa në shumicën e vendeve do të formohet edhe mbulesa e borës. Do të fryjë erë verilindore.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -9 deri 0, ndërsa temperatura gjatë ditës nga -6 deri 3 gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht i njëjtë, me vranësira dhe me reshje të borës të kohëpaskohshme, veçanërisht gjatë pasdites.
Nga nesër vijon moti i thatë dhe me erë ndërsa temperaturat e mëngjesit do të ulen./Telegrafi/