Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut. Në disa vende do të fryjë erë e fuqishme, e cila do të arrijë shpejtësinë deri mbi 70 km/h.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 3 deri 11 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 13 deri 21 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë, përveç të mërkurën kur pritet të ketë reshje të shiut dhe ulje të temperaturave./Telegrafi/