Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri 4 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 4 deri 20 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil dhe me temperatura të larta ditore./Telegrafi/