Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, të cilat më të dendura do të jenë në pjesën perëndimore të vendit. Gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar në disa vende e cila do të arrijë shpejtësinë deri 80 km/h.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 3 deri 10 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 5 deri 17 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me vranësira dhe periudha me diell. Pritet të ketë edhe reshje të kohëpaskohshme të shiut./Telegrafi/