Sot moti pritet të jetë me diell dhe me vranësira mesatare lokale.
Temperatura gjatë mëngjesit do të lëvizë nga -3 deri katër gradë celsius ndërsa temperatura ditore do të jetë prej dy deri 14 gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë i njëjtë me diell dhe me erë në drejtim veri-perëndimor ku temperatura maksimale do të arrijë deri 11 gradë celsius.
Gjatë fundjavës moti pritet të jetë me diel dhe me vranësira të vogla./Telegrafi/