Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell, si dhe do të fryjë erë mesatare veriore. Nëpër lugina do të ketë mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri 0 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 3 deri 13 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell, ndërsa nëpër lugina do të vazhdojë të ketë mjegull./Telegrafi/