Edhe këtë ditë të fundjavës moti do të jetë me diell, por do të shfaqet vranësirë e pakët dhe do të fryj erë mesatare në drejtimin verior, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -2 gradë e deri më 8 gradë celzius, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 17 gradë e deri më 23 gradë celzius.
Në Shkup e rrethinë pritet të ketë mot të ngjashëm, e temperatura do të arrijë deri më 21 gradë celzius.
Mot i ngjashëm na pret edhe të hënën, kurse të martën pritet ndryshim, pra rënie temperaturash./Telegrafi/