Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të shiut.
Temperatura gjatë mëngjesit do të lëvizë nga shtatë deri 14 gradë celsius ndërsa temperatura gjatë ditës nga 11 deri 19 gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm ku temperatura maksimale do të arrijë 18 gradë celsius.
Të hënën moti pritet të stabilizohet ndërsa nga dita e martë pritet të ketë reshje të reja të shiut./Telegrafi/