Site icon Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe relativisht i ngrohtë, paradite në lugina të veçanta me paraqitje të mjegullës.

Gjatë ditës do të ketë reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 10 deri në 15 gradë.

Në Shkup pjesërisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë, paradite në pjesë të luginës me mjegull dhe kushte për reshje të dobëta shiu.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.

Exit mobile version